Ja çfarë thuhet në raportin e policisë për aksidentin ku vdiq gjinekologu i njohur nga Drenasi

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 11:12
Ja çfarë thuhet në raportin e policisë për aksidentin ku vdiq gjinekologu i njohur nga Drenasi

Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobrunja ka ndërruar jetë dje në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka shkaktuar vetë-aksident.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë / 14.05.2024-11:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka shkaktuar vetë-aksident. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)