Vrasje në tentativë në Deçan, rasti është duke u hetuar
Një tentim vrasje ka ndodhur në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij , person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës.
Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.
“Deçan / 13.05.2024-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij , person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës. Përveç dëmeve te shkaktuar në veturë nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)