Maliq: Babai raporton në polici se humbur kontaktet prej 10 ditësh me djalin e tij 30 vjeç i cili jeton në Gjermani
Një baba ka kallëzuar në Komisariatin e policisë së Maliqit, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij 30-vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai shprehet se djali jeton Gjermani.
Policia ka njoftuar se po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
(Kosova Sot Online)