
10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë, dërgohet në spital

Një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se personi në fjalë është nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën private.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)