Kryeministri është plagosur pas të shtënave me armë në këtë vend

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 15:26
Kryeministri është plagosur pas të shtënave me armë në këtë vend

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raportojnë mediat lokale sllovake, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.

Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim.

(Kosova Sot Online)