Maqedonci ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.
“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.
Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët. si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.
(Kosova Sot Online)