Osmani: I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico shërim të shpejtë

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 16:42
Osmani: I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico shërim të shpejtë

Sot pasdite kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur  nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i uroi shërim të shpejtë Ficos.

“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)