Lajçak: Jam i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviqin prapë
Jam i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviqin prapë kur të tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje rreth “dinarit”, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)