Albin Kurti në panelin e përbashkët me Vuçiqin kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë

  • E.K /
  • 16 May 2024 - 11:17
Albin Kurti në panelin e përbashkët me Vuçiqin kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit  në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotorr i ka kërkuar Serbisë dorëzimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë dhe grupit të tij paramilitar në Kosovë për ta mbajtur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai këtë kërkesë e bëri në panelin ku prezent është edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë me njohjen janë të domosdoshme për paqe, siguri dhe integrim… Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”.

(Kosova Sot Online)