Voziti 238 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet për gjashtë muaj vozitja

  • E.K /
  • 16 May 2024 - 12:46
Voziti 238 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet për gjashtë muaj vozitja

Policia e Kosovës ka hasur sot në autostradë në një shofer, i cili ka vozitur në 238 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, si edhe gjashtë muaj ndalim të mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 238 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)