Deputetja e PDK-së: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, përcjell “Kosova Sot Online”.
Musliu Shoshi u propozoi që mos të marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim.
Tutje, Musliu – Shoshi ka shkruar se maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.
Postimi i plotë:
Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!
E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin!
E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.
E treta, mos merni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????
Aleatët tanë janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë.
(Kosova Sot Online)