Weber: Prishtina po kërkon të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 16:04
Weber: Prishtina po kërkon të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, ka deklaruar se Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mblidhet më 16 dhe më 17 maj. Kosova nuk është në agjendë, dhe ka pak mundësi të futet.

“Jam skeptik, duke marrë parasysh se refuzimi i Qeverisë së [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti për të prezantuar draftin e vet, ka shtyrë [të dërguarin evropian për dialog, Mirosllav] Lajçakun dhe QUINT-in të hartojnë propozimin e tyre, dhe për faktin që Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë këtë javë për diçka që do të mund ta shohin më vonë”, ka deklaruar Weber.

(Kosova Sot Online)