A u takon vendeve të KiE të vendosin rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës?

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 20:46
A u takon vendeve të KiE të vendosin rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës?

Bashkimi Evropian është deklaruar rreth letrës së ministres Gërvalla dërguar Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zëdhënësja Ioanna Lachana, u shpreh se pavarësisht kësaj, u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të vendosin për çështjet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës.

“BE-ja përsërit se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, thuhet në përgjigjen e saj.

(Kosova Sot Online)