Prindon Sadriu me urim unik për ditëlindjen e 42’të të Vjosa Osmanit: Shtylla jonë e familjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka ditëlindjen, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani sot i ka mbushur 42 vjet.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka bërë një urim unik për të.
Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, duke thënë se ajo është një grua e jashtëzakonshme.
“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë! ”, ka shkruar Sadriu.
(Kosova Sot Online)