Lexoni edhe:
Akuzohet për shmangie nga tatimi, Sinan Vllasaliu: Nuk ndihem fajtor, çdo gjë që ju kam shmangë është shume e paqëllimshme
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia, transmeton "Kosova Sot Online".
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.
“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”.
(Kosova Sot Online )