Statovci në urimin e saj për Osmanin: Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE

  • E /
  • 17 May 2024 - 13:14
Statovci në urimin e saj për Osmanin: Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Statovci e ka quajtur Osmanin “gruaja që e bëri ndryshimin e madh”.

Tutje, Staatovci ka shkruar se dhurata ideale për presidenten Osmani sot do të ishte një lajm i mirë për çështjen e Kosovës në KiE.

“Sot është ditëlindja e Presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik.

Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja Presidente!”, ka shkruar deputetja Statovci.

(Kosova Sot Online)