![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Prishtinë: Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë
![Prishtinë: Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/17/auto_442436396_754086023554578_8977637668987866163_n-600x360_11715947724.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që ishtin të zëna me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.
“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)