
Shembja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë ta hapim rrugën për qarkullim

Rruga Klinë-Gjakovë është bllokuar, pasi ka pasur rrëshqitje të dheut, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që rruga të hapet rruga për qarkullim.
Durmishi ka thënë se nuk ndodhet në vendngjarje, por se është në kontakt me përgjegjësit.
“Nuk jam në vendngjarje por jam duke komunikuar me drejtorin e departamentit të menaxhimit të rrugëve dhe menaxherin. Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë ta hapim rrugën për qarkullim”, ka deklaruar Durmishi.
(Kosova Sot Online)