
Borut Pahor po vazhdon “përgatitjet” për t’u bërë bërë emisar evropian, vrapon edhe në maratonën 21 kilometërshe

Ish-kryeministri slloven, Borut Pahor, i cili edhe zyrtarisht ka paraqitur aplikimin e tij për të zëvendësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në një maratonë vrapimi 21 kilometërshe, transmeton "Kosova Sot Online ".
Duket që Pahor po “përgatitet” fizikisht meqë synon t’i futet maratonës së gjatë të Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
(Kosova Sot Online )