Çifti i dehur nga Peja rrahen mes vete, përfundojnë bashkë në Polici

  • S.A /
  • 18 May 2024 - 12:22
Çifti i dehur nga Peja rrahen mes vete, përfundojnë bashkë në Polici

Një çift në Pejë janë arrestuar pasi sipas policisë të dy nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete, transmeton "Kosova sot Online".

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë 17.05.2024-23:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (burrë e grua), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online )