Kjo është komuna që dyshon se e ka kryetaren spiune kineze!

  • 18 May 2024 - 12:38
Kjo është komuna  që  dyshon se e ka  kryetaren spiune kineze!

Qyteti i Bambanit në periferi të Manilas në Filipine është trazuar meqë po dyshojnë që kryetarja e tyre është një spiune e Kinës. Bëhet fjalë për Alice Guo, një nëpunëse e re në zhvillim e sipër. 35 vjeçarja ka flokë të zeza e të gjata dhe flet gjuhën “Tagalog” pa theks të huaj, shkruan BBC,transmeton "Kosova Sot Online ".

Por pse kanë nisur dyshimet se Guo është një agjente kineze. Bëhet fjalë për një vend kazinoje e interneti është autoritetet e Filipineve kanë zbuluar në qytetin e saj. Ky vend, ishte zbuluar që ishte një qendër e mashtrimit dhe e kishin bastisur atë objekt në marsin e kaluar, ku kishin shpëtuar rreth 700 punëtorë, përfshirë 202 shtetas kinezë dhe 73 të huaj që detyroheshin të paraqiteshin si “dashurues” online.

 Siç shkruan BBC këto biznese kishin lulëzuar gjatë mandatit të Rodrigo Duertes, i cili përfundoi mandatin e tij presidencial në vitin 2022, kohë kjo që është karakterizuar për raporte të ngushta me Kinën.

Por tashmë nën presidentin e ri, Ferdinand Marcos, Pogos, vendi ku është zbuluar kjo kazino është nën vazhgim të vazhdueshëm, meqë u zbuluar se ka pasur edhe trafikim të qenie njerëzore dhe operacione të mashtrimit në internet.

Rasti i kryebashkiakes Guo po bën bujë, ndërkohë që raportet në mes të Filipineve dhe Kinës mbi një kontest detar po tensionohen. Guo raportohet se ka një pasuri të madhe, ndërkohë që askush s’e di prejardhjen e saj.

Presidenti Marcos këtë të enjte ka folur rreth saj duke thënë se të gjithë po e pyesin veten se nga erdhi dhe se prandaj janë duke e hetuar.

 “Askush nuk e njeh atë. Ne pyesim veten se nga erdhi, prandaj ne po e hetojmë këtë, së bashku me Byronë e Emigracionit, për shkak të pyetjeve në lidhje me shtetësinë e saj”, ka thënë Marcos.

Dihet pak për prejardhjen e saj, e cila është e pazakontë në Filipinet rurale, ku zyrtarët lokalë janë shpesh të lidhur me dinastitë politike. Ajo është vetëm në mandatin e saj të parë si zyrtare e zgjedhur.

Komisioni për Zgjedhjet tha se ajo u regjistrua për të votuar në Bamban në vitin 2021, ose një vit para se të kandidonte dhe të fitonte si kryetare bashkie.

Emri i saj i familjes, Guo, gjithashtu nuk është ndër emrat e zakonshëm të familjeve të filipinasve me prejardhje kineze. Megjithëse të kolonizuara nga Spanja, Filipinet dhe Kina kanë lidhje të thella kulturore për shkak të tregtisë shekullore.

Kur është marrë në pyetje nga senatorët, Guo pranoi se certifikata e saj e lindjes u regjistrua në autoritetet lokale vetëm kur ajo mbushi 17 vjeç. Ajo tha se kjo ishte për shkak se ajo kishte lindur në një shtëpi, jo në një spital apo klinikë. Ajo nuk mundi të jepte më shumë detaje.

Ajo tha se ishte e shkolluar në shtëpi ekskluzivisht brenda kompleksit të familjes ku ata gjithashtu rritnin derra. Megjithatë, ajo nuk mund të mbante mend emrin e organizatës së shkollës së saj në shtëpi dhe përmendi vetëm një nga mësuesit e saj.

Ajo tha se babai i saj është filipinas, por në të dhënat e biznesit, babai i saj ishte identifikuar si një shtetas kinez.

“Shumë po pyesin, kush është Alice Guo?” tha ajo në një fjalim të fushatës së vitit 2022, sipas transmetuesit GMA News në Manila.

“Unë jam Alice Guo nga Bambani. Nëna ime është filipinase, babai im është kinez,” kishte thënë ajo në gjuhën tagaloge.

Presidenti Marcos ka thënë se hetimi për kryebashkiaken Guo synon të parandalojë shtetasit e huaj që të mbajnë poste publike në vend.

Komisioni për Zgjedhjet dhe Avokati i Përgjithshëm po hetojnë rastin e Guo për të parë nëse ajo kishte mbajtur poste publike në mënyrë të paligjshme. Nëse vërtetohet, ajo mund të hiqet nga posti i saj.

(Kosova Sot Online )