
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e ndodhura vitin e kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit, prandaj shtuam 1 mijë trupa

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë e kanë ndikuar negativisht situatën e sigurisë në rajon, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ulutuas në fjalën e tij ka thënë se për këtë arsye, NATO ka dërguar 1 mijë trupa shtesë pas tensioneve. Duke folur për batalionin turk, Ulutas ka thënë se ushtarët turq që kanë ardhur në kuadër të forcave shtesë, janë duke thënë kontribut në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshimin.
“Siç e dini, batalioni ynë komando nga Turqia po shërben në fushën e operacioneve si njësi rezervë. Në rastin e batalionit tonë turk, ushtarët tanë po japin një kontribut që do të bëjë ndryshimin këtu në një mënyrë profesionale, shumë të trajnuar. Kjo na jep besim”, ka deklaruar Ulutas.
Yaklaşık 7 aydır komuta görevini üstlendiğimiz NATO'nun Kosova'daki Barış Gücü (KFOR) kapılarını basın mensuplarına açtı. Bakanlığımız tarafından gerçekleştirilen basın turunda Mehmetçiklerimizin bölgede güvenliği sağlamaya yönelik faaliyetleri anlatıldı.
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) May 18, 2024
Gazeteciler, Türk… pic.twitter.com/Ja53Yg6KwA
(Kosova Sot Online)