
Nënsekretarja Allen mirëpritet nga presidentja Osmani

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidencë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Allen është pritur nga presidentja Osmani.
Allen e falënderoi Osmanin për pritjen.
“Faleminderit për pritjen, veçanërisht të dielën”, tha Allen.
Ndërkaq Osmani ia ktheu duke thënë se e diela “është ditë pune për ne”.
Ato do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
(Kosova Sot Online)