Arrestohet një person e më pas lirohet

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 09:56
Arrestohet një person e më pas lirohet

Raportohet se një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është hasur i veshur me uniformë ku kishte të vendosura emblema të Serbisë.

Uniforma është konfiskuar.

“EKSPOZIM I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES- Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)