
Arrestohen 4 shqiptarë, kjo është arsyeja

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italine paraditen e 19 majit, raportojnë mediat vendase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike pranë një stacioni treni.
Mediat italiane raportojnë se karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico dhe u vunë në ndjekje të tyre.
Policia ushtroi kontrolle fillimisht në mjetin me të cilin ata lëviznin ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.
(Kosova Sot Online)