Lajçak i gatshëm të thërras edhe një takim për dinarin nëse dy palët kanë vullnet për marrëveshje

  • E.k /
  • 20 May 2024 - 09:54
Lajçak i gatshëm të thërras edhe një takim për dinarin nëse dy palët kanë vullnet për marrëveshje

Takimi i javës së kaluar ndërmjet negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit në Bruksel ishte i fundit sa i përket diskutimve për këtë çështje ka thënë Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për çështjen e dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

(Kosova Sot Online)