Dëme materiale pas shiut të rrëmbyeshëm në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 10:11
Dëme materiale pas shiut të rrëmbyeshëm në Prishtinë

Në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, pas shiut të të rrëmbyeshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale

Komuna ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pash shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica

(Kosova Sot Online)