Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan, shkak rrëshqitja e dheut

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 10:43
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan, shkak rrëshqitja e dheut

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan, pas reshjeve të shiut nuk është e qarkullueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë.

Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.”, shkruar Durmishi në Facebook.

(Kosova Sot Online)