![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjilan: Shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë
![Gjilan: Shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/20/auto_Tejkalim-i-Shpejtesise-ne-vendbanim-Gjilan-20.05.2024-780x4391716199122.jpg)
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 dhe i njëjti ka vozitur me 119 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative si dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes.
“Njësitet policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 119 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)