The Guardian publikon pamjet, pasojat e rrëzimit të helikopterit ku vdiq presidenti iranian

  • S.A /
  • 20 May 2024 - 12:20
The Guardian publikon pamjet, pasojat e rrëzimit të helikopterit ku vdiq presidenti iranian

Gazeta britanike, The Guardian ka publikuar pamje që tregojnë rrënojat e përplasjes së helikopterit në të cilën u vranë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian,transmeton "Kosova Sot Online ".

Helikopteri u rrëzua në mot me mjegull në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Të vdekur u gjetën edhe shoqëruesit e tjerë të presidentit iranian në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit. Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të lig.

(Kosova Sot Online )