Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, ASK-ja tregon procedurat që duhen ndjekur

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 13:00
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, ASK-ja tregon procedurat që duhen ndjekur

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të shtyjë datën për regjistrimin e popullsisë, deri më 24 maj 2024 në të gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi, ASK-ja ka theksuar se meqenëse mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin), cilado që ka qenë arsyeja që nuk janë regjistruar më parë, me shtyrjen e datës së Regjistrimit deri më 24 Maj 2024, secilit i është dhënë mundësia e regjistrimit.

“Regjistrimi mund të bëhet kur qytetarët kontaktojnë në 11 numrat e telefonit të dhënë më poshtë, ose mund të shkojnë në 7 zyrat rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Prishtinë (ASK), Mitrovicë (zyra e statistikës), Pejë (zyra e statistikës), Gjakovë (zyra e statistikës), Prizren (zyra e statistikës), Ferizaj (zyra e statistikës), dhe Gjilan (zyra e statistikës). Ndërsa, në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave (ku do të jenë të hapura Zyret e Regjistrimit) nga ora 09:00-18:00”, thuhet në njoftim.

ASK-ja shton se gjatë periudhës 18-24 maj 2024, regjistrimi (intervistat) do të zhvillohen nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

“Ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton të jeni pjesë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKOs2024) pasi është obligim ligjor”, thuhet në njoftim.https://zeri.info/inarticle.html

Numrat kontaktues për ReKos2024:

1. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)

2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)

3. Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)

4. Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)

5. Tel: (+383) 046 101-708 (REKOS2024)

6. Tel: (+383) 046 101-687 (REKOS2024)

7. Tel: (+383) 046 101-694 (REKOS2024)

8. Tel: (+383) 046 500-153 (REKOS2024)

9. Tel: (+383) 046 500-158 (REKOS2024)

10. Tel: (+383) 046 500-157 (REKOS2024)

11. Tel: (+383) 046 101 813 (REKOS2024) për komunikim në gjuhën serbe.

(Kosova Sot Online)