Një person gjendet i vdekur në fshatin Kosovë e Vogël, dyshohet se u vetëvar në një ullishte
Një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jetë, ku dyshohet se është vetëvarur në një ullishte në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se rreth orës 05:00 i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët.
“Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
(Kosova Sot Online)