Edhe pjesëtarët e EULEX-it në veri ndërsa policia e zhvillonte aksionin
Mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, e ka konfirmuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në Zveçan, ndërsa Policia po e zhvillon aksionin, jashtë janë parë disa pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Policia tha se “ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident”.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)