Reagime pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 20:41
Reagime pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun

Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka pasur reagime të ndryshme nga politikanë nga e mbarë bota, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, e kanë “dënuar” këtë njoftim të prokurorit Karim Khan. Prokurori tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

(Kosova Sot Online)