
Duda Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit

Deputetja, Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo gjithashtu ka thënë se nëse ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së grupi i saj parlamentar nuk ka arsye mos me votua një gjë të tillë.
“Do e votoja shpërndarjen e Kuvendit, ne si grup multi etnik nëse është marrëveshje mes PDK dhe VV unë nuk kam pa arsye se na si komunitet me qenë kundër, nuk ka arsyetim,” ka thënë Balje në Debatplus
“Unë personalisht me partinë time kemi marrë vendim që në momentin që duhet me votu unë kam me votu.”
(Kosova Sot Online)