Gjilan: Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë

  • E.k /
  • 21 May 2024 - 09:51
Gjilan: Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë

Një person në Gjilan ka ndërruar jetë, pasi iu keqësua gjendja shëndetësore në oborrin e shtëpisë së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti ishte transportuar në Spitalin e Gjilanit dhe mjeku ka konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete.

Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)