Vrasje në tentativë gjatë një përleshje në Prishtinë

  • E.k /
  • 21 May 2024 - 10:17
Vrasje në tentativë gjatë një  përleshje në Prishtinë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në këmbë, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda.

Pas kësaj, viktima i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është jashtë rerzikut për jetë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ndodhet në arrati.

Ndërsa, rasti është në hetime.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë / 20.05.2024 – 20:31. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar. Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)