![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Përparim Rama jep një superlajm për banorët e lagjes “Kalabria”
![Përparim Rama jep një superlajm për banorët e lagjes “Kalabria”](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/13/auto_perparim-rama-1-1_11705129259.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar një lajm të mirë për banorët e lagjes “Kalabria”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama tha se kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët, e cila do të jetë një shkollë me infrastrukturën modern.
Postimi i plotë:
Superlajm për banorët e lagjes “Kalabria”.
Shkollë e re dhe kolektor.
Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët në lagjen “Kalabria”, e cila do të jetë një shkollë me infrastrukturë moderne, ambient të përshtatshëm për nxënësit, stafin mësimor e teknik
Po ashtu në ditët në vazhdim do të fillojmë punën në terren për ndërtimin e kolektorit në këtë lagje, i cili do t’i jap fund kundërmimit shumëvjeçar të ujërave të zeza.
(Kosova Sot Online)