Raportohet se është arrestuar një person i dyshuar
Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Njësitet policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kryer një kontrollë në shtëpinë e personit të dyshuar ku janë gjetë e sekuestruar: Një armë zjarri dhe një sasi e substancave narkotike”, njofton policia.
“Personi i dyshuar P.M, mashkull 43 vjeç, pasi është intervistuar nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)