Basha mendon se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin para dimrit

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 11:34
Basha mendon se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin para dimrit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë nëse ka konsensus politik zgjedhjet parlamentare do të ishte mirë të mbaheshin para dimrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Qeveria është rehat në punën e saj, por kryeministri iu ka dhënë ofertë opozitës, nëse nuk ju pëlqen ulemi diskutojmë e bëjmë një datë dhe e shpërndajmë Kuvendin”, është shprehur Basha.

“Mendoj se nuk është forma më e mirë me i maltretua qytetarët që midis dimrit me i dërguar në zgjedhje, ngase është konsumua gati mandati, edhe prej shtatorit Presidentja ka të drejtë me i thirr partitë politike, por nuk është se kundërshtojmë me shkuar edhe ma herët në zgjedhje në dakordim me opozitën”, ka thënë Basha.

(Kosova Sot Online)