![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/22/200x200_KUPA-1-600x360_11716364944.jpg)
Lexoni edhe:
Ballkani sonte synon t’ia bëjë sefte Kupës, derisa Prishtina mendon për Evropë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Greqisë të abstenojë gjatë votimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Lajmi u shfaq sikur ishte i sigurt që Greqia do të votonte për rezolutën, nuk e besoj këtë, besoj te miqtë tanë grekë dhe te vëllezërit tanë grekë dhe te shumë të tjerë që do të tregojnë me votën e tyre se sa shumë. respektojnë miqtë e tyre serbë dhe i ftoj që të abstenojnë, sepse e di që nuk mund të jenë kundër”, ka thënë Vuçiq në një video të postuar në llogarinë e Instagramit
Ballkani sonte synon t’ia bëjë sefte Kupës, derisa Prishtina mendon për EvropëLexoni edhe:
Ai theksoi se pala serbe ka punuar shumë dhe shumë dhe se ka shumë miq, por se shumë prej atyre miqve e kanë të vështirë dhe janë nën presion të madh.
“U bëj thirrje të gjithë miqve tanë në mbarë botën që edhe një herë të ngrenë zërin për të mbrojtur kombet e vogla liridashëse që nuk kanë mbrojtje më të madhe se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, tha Vuçiq.
Ai falënderoi të gjithë qytetarët e Serbisë për mbështetjen e madhe.
“Kthim nuk ka, pas nesh është vetëm Serbia, kështu që Serbia do të fitojë”, ka theksuar Vuçiq.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është planifikuar të votojë mbi rezolutën e propozuar për Srebrenicën të enjten.
(Kosova Sot Online )