Ethet e kërcënimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryediplomati britanik David Cameron arrin në Tiranë

  • 22 May 2024 - 12:56
Ethet e kërcënimit  të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryediplomati britanik David Cameron arrin në Tiranë

Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka arritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Cameron në aeroport është pritur nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani,transmeton "Kosova Sot Online ".

Hasani ka shkruar se e mirëpret një vizitë të tillë të Sekretarit Cameron duke qenë se mirëmbajtja e unitetit euro-atlantik është çelësi në përballje me kërcënimet aktuale të sigurisë së Evropës.

Gjithashtu kryediplomati shqiptar përmend nevojën për maksimizim të përkrahjes për Ukrainën dhe për të trajtuar sfidat e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndim”, ka shkruar Hasani.

(Kosova Sot Online )