Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 12:57
Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një flotë të re të autobusëve urbane, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Rama tha se do të ketë shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve – Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik – Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar.

“Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë. Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë: – Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025 –– Sisteme digjitale të pagesës së biletave. Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)