Haliti: PDK e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 16:13
Haliti: PDK e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur se a mund të bëjnë Qeverinë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti – ai tha se nuk ka ndonjë kufizim persona dhe në fund të fundit të gjithë duhet të punojnë në të mirë të Kosovës.

Tutje, ai tha se nuk ka dal dhe nuk del asnjëherë kundër partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën. Unë nuk jam kundër partisë dhe nuk dal asnjëherë kundër saj, por mendimet që i jap të pavarura nuk do të thotë se janë mbi partinë”, ka thënë Haliti.

(Kosova Sot Online)