Tërmkolli: Vjosa Osmani është vlerësuar si presidente e Vetëvendosjes dhe jo si e Kosovës
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se Vjosa Osmani është vlerësuar si presidente e Vetëvendosjes dhe jo si e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ne e dimë që shumë herë është vlerësu si presidente e Vetëvendosjes sesa një presidente që përfaqëson unitetin e popullit. Prandaj mendoj që këto që po ndodhin tash janë më tepër do sekuenca që përpiqen mi shpreh disa dallime të cilat në esencë nuk thojnë shumë dhe nuk ndryshojnë kurgjë. Realisht nuk ka ndryshu kurgjë ne qeverisje”, tha Tërmkolli .
(Kosova Sot Online)