![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Avdiu: Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme është përnjëmend turp
![Avdiu: Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme është përnjëmend turp](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/02/auto_vjosa-osmani-1-1-600x3601712049529.jpg)
Zana Avdiu ka thënë se të thuhet se presidentja Osmani është e pavlefshme, është turp, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo tha se Osmani “s’kishte çare të dilte nga LDK”.
“Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme, pa pikë rëndësie, është përnjëmend turp. Vjosa Osmani prej vitit 2010 e tutje në secilën herë që ka hy në zgjedhje ka shku tu u dyfishu. A ka bë gabim që ka dalë nga LDK’ja dhe e ka lënë një parti që ka struktura për një aleat, sepse aleati politik brenda ditës mund me tu kthynë armik, kushtimisht, është e dijshme. A ka gabu ndoshta në atë pjesë, ndoshta ka mujt me gabu, sepse sot ndoshta ish kanë tu e udhëheq LDK’në. Por, në një far forme, nuk është që ska pas qare pa dalë prej LDK’së, në mënyrën qysh është strukturu e organizu e qysh është LDK’ja”, tha Avdiu.
(Kosova Sot Online)