
Tre të plagosurit në Pejë nisen për QKUK

Njëri nga tre të plagosurit është në gjendje të rëndë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Të plagosurit janë familjarë me njëri-tjetrin.
Personi i dyshuar ndodhet në kërkim, ndërkaq të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK.
Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.
“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, ka njoftuar spitali i Pejës.
(Kosova Sot Online)