
Lexoni edhe:
Rezoluta për Srebrenicën sjell fundosjen e politikës së trashëguar millosheviqiane të Vuçiqit
AAK-ja është nisur në fushatë për mbledhjen e votave të diasporës, mësyen degët në Gjermani
Një delegacion i lartë i strukturave drejtuese të AAK-së, në krye me liderin Haradinaj, ka qëndruar këto ditë për vizitë mobilizuese dhe sensibilizuese të degëve të AAK-s në diasporë, për procesin zgjedhor që po pritet të zhvillohet gjatë këtij viti. Alenca për Ardhmërinë e Kosovës -dega në Nürnberg të Bavarisë mbajti takim të madh me bashkatdhetarët dhe anëtarësinë e saj në këtë rajon të Gjermanisë. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj së bashku me deputetë dhe kryetar të komunave të udhëhequra nga AAK-ja. Po ashtu me pjesëmarrjen e tyre na nderuan gjeneral Lahi Brahimaj , ish deputetja e Republikës së Kosovës Teuta Haxhiu , kryetarja e Gruas së Aleancës Djellza Kuka, kryetari i AAK-së për Gjermani z.Ukë Blakaj, dhe koordinatori për Diasporë z.Can Tahiri.
Një takim i madh mobilizues është zhvilluar në qytetin e Nurnbergut ku AAK-ja ka konsoliduar radhët e veta para një viti. Kryetari Haradina ka rikujtuar se para një viti ishte personalisht pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të Aleancës për Bavari. Ai tha se në nga ajo kohë kryetari i kësaj dege, Selim Hoti, me bashkëpunëtorë ka krijuar një atmosferë pune që ka ndikuar në mobilizmin e strukturave të Aleancës në Gjermani dhe afrimin me bashkatdhetarët tanë. Haradinaj u shprehë se edhe në këtë tëkim të radhës me bashkatdhetarë, organizuar nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nuremberg, ka përjetuar një pritje tejet të ngrohtë. “Me ta, pata kënaqësinë që të flasim për zhvillimet në Kosovë dhe proceset që na presin muajt vijues. Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit e përkushtimit të strukturave të saj. Mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë. Për mua dhe Aleancën, bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Ashtu siç kishin rolin e tyre jetik për lirinë e Atdheut, shtetformimin e shtetndërtimin, ata janë pjesë e jona e pandarë në përkushtimin tonë për ta sjellë ndryshimin dhe për ta orientuar Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, ka deklaruar Haradinaj në takimin e Nurnbergut.
(Kosova Sot Online)