Rohde: Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rregullores së BQK-së
Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ne japim këshilla, nëse këshilla jonë përherë injorohet, kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme. E vetmja gjë që pandërprerë e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i vendimit të BQK-së nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai.
(Kosova Sot Online