
Burri ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari

Një person në Lipjan është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë, njofton policia.
“Lipjan 23.05.2024 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)